Staphylococcus aureus (bakteria) në makarona, deri tek kuzhinieri dhe personi që ka shërbyer darkën, është shkaku i helmimit të javës së kaluar të të punësuarve, gjithsej 120, në kompaninë Lear, ka konfirmuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në komunikatë thuhet se AUV ka paraqitur fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj operatorit të biznesit me ushqim dhe me gjasë ndoshta do të sillet edhe padi penale.
“Me inspektimin është përcaktuar prania e bakteries në disa nga mostrat e marra nga hapësira e punës në kuzhinë, ku ushqimi është përgatitur. Objektet për përgatitjen dhe servimin e ushqimit (kuzhina dhe salla e ngrënies) janë të mbyllura, shërbimet e inspektimit kanë urdhëruar masa për të eliminuar mospërputhjet e identifikuara me kontroll të jashtëzakonshëm, është kryer nga ekipet e AUV, inspektim sanitar dhe Qendra për Shëndet Publik në praninë e prokurorit publik”, thuhet nga AUV.
Objektet për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit do të rihapen pas zbatimit të masave të urdhëruara dhe pas testimeve laboratorike të mostrave të marra nga ushqimet në hapësirat e punës, të cilat do të konfirmojnë sigurinë. /Telegrafi/