Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, ka reaguar ndaj konferencës së Ljupço Nikollovskit, i cili kërkoi që AUV të mbajë përgjegjësi për helmimin e fëmijëve me pije energjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk bëhet fjalë për helmim dhe për pije të pasigurtë, por për moslejim të konsumimit nga ana fëmijëve dhe mosrespektim të shenjës së prodhimit”, deklaruan nga AUV.
Sipas AUV, Nikollovski përsëri po shërbehet me manipulime dhe prezenton mosnjohje elementare në sigurinë e shëndetit të qytetarëve./Telegrafi/