Site icon Telegrafi

AUV: Në Maqedoni nuk ka prani të murtajës afrikane të derrave

Agjencia për Ushqip dhe Veterinari (AUV) i ka demantuar njoftimet e “Pyjet e Maqedonisë” – Demir Kapi, ku pohohej se në Maqedoni është vërtetuar prania e sëmundjes së rrezikshme të murtajës afrikane të derrave.

AUV kërkon nga personat përgjegjës të ndërmarrjes publike të lartëpërmendur që publikisht të del dhe ta demantojë lajmin e përhapur, që ka ngjallur panikë te qytetarët e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

AUV thekson se tani për tani nuk ka një sëmundje të tillë në fermat e derrave, e as te derrat e egër të pranishëm nëpër malet e Maqedonisë.

Njiherit AUV bën të ditur se kjo sëmundje është hasur në Bullgari dhe në disa vende evropiane, dhe se është vendosur ndalesë e importit të mishit të derrit nga vendet e prekura./Telegrafi/

Exit mobile version