Site icon Telegrafi

AUV: Në Maqedoni nuk ka domate të cilësisë së dobët nga Turqia

Në Maqedoni nuk ka janë importuar domate të prishura, theksojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Agjencia, si qendër kontakti në Sistemi për parajlajmërim të shpejtë për ushqime të sigurt dhe ushqim për kafshët të BE-së, nuk ka marrë ndonjë informacion për importim të domateve të prishura nga Turqia për tregun e Maqedonisë.

Zyrtarë nga inspektoriati, në vazhdimësi bëjnë kontrolle të dërgesave të perimeve që importohen dhe pastaj ato lëshohen në treg pas kontrollimeve labarotorike, ku vërtetohet se nuk përmbajnë pesticide apo materiale tjera të dëmshme.

“Në mënyrë të rregullt kontrollohet pazari i brendshëm, qendrat distributore, si dhe kapcitetet përpunuese. Gjegjësisht, qarkullimi i perimeve kontrollohet në kuadër të shitjeve të përziera ku hyn edhe tregëtia me këtë llojë të prodhimeve, vlerësojnë nga AUV.

Nga fillimi i vitit deri më tani, nga Turqia, Greqia, Shqipëria dhe Italia janë importuar 264 kërkesa me vlerë 2.574.581 klogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version