Telegrafi

AUV në Maqedoni ka asgjësuar 85 tonë ushqim të pasigurt

Më shumë se 85 tonë ushqim jo të sigurt kanë shkatërruar shërbimet inspektoriale të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe operatorët për ushqim, nga janari deri në mars të këtij viti.

Pjesën më të madhe të ushqimit jo të sigurt, gjegjësisht 68.541 kilogramë e kanë tërhequr vetë operatorët në pajtim me planet NASSR, ndërsa inspektorët për ushqim dhe veterinerët zyrtarë kanë asgjësuar 17.173 kilogram ushqim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Inspektorët kanë sjell 851 vendime për tërheqje të ushqimeve, kanë shqiptuar 13 gjoba për operatorët e ushqimit, 5 kallëzime penale dhe kanë realizuar 423 trajnime-edukime.

Në çerekun e parë të këtij viti nuk ka ndalime dhe asgjësime nga ushqimet e importuara./Telegrafi/