Agjencia për Ushqim dhe Veterinari së bashku me Inspektimin sanitar sot bën kontrolle në kuzhinën e Qendrës për trajnim të policëve në Idrizovë, prej ku disa kadetë u helmuan nga ushqimi. Agjencia pas vizitës solli masë që të mbyllet kjo kuzhinë deri në rezultatet përfundimtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me qëllim të vërtetimit të gjendjes faktike, për hetime laboratorike, janë marrë mostrat e ushqimit që është shërbyer për kontrollë dhe nga ana e shërbimeve inspektuese është konstatuar se ushqimi është me afat adekuat dhe është rauajtur në frigorifer”, deklaroi Velika Atanasova për Makfaks.
Ajo theksoi se është ndërmarrë masa për mbyllje të përkohshme të kuzhinës dhe menzës dhe të njëjtat nuk do të punojnë deri në marrjen e rezultateve përfundimtare nga hetimet laboratorike, me të cilat do të vërtetohet siguria e ushqimit./Telegrafi/