Telegrafi

AUV me mbështetjen e BE-së nis fushatën e vendosjes falas së mikroçipit për qentë në Kosovë

Agjencioni për Veterinari dhe Ushqim, me mbështetje te projektit “ Mbështetje për krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve dhe përafrimin me kapitullin 12 të acquis”,  te financuar nga Bashkimi Europian ne Kosove,  ka filluar fushatën e vendosjes së identifikimit te qeneve me mikroçip në të gjitha komunat e Kosovës.

Vendosja e mikroçipit është procedure rutinore dhe e lehtë. Mikroçipi mund të vendoset në ambulancat veterinare të autorizuara nga AUV dhe do të jetë falas për 1 vit.

Për më tepër, edhe shërbimi i sterilizimit/kastrimit ofrohet falas për 1 vit, për pronarët e qenve të cilët dëshirojnë ta marrin këtë shërbim.

Listën e plotë të klinikave gjejeni në faqen e AUV:

KLIKO KËTU

Vendosja e mikroçipit është obligim ligjor dhe mos regjistrimi i qenit tuaj dënohet me ligj