Site icon Telegrafi

AUV Maqedoni po kontrollon nëse çipsat e prodhuara në Serbi përmbajnë sasi të lartë kancerogjene

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Nikollçe Babovski deklaroi se po kontrollojnë nëse në tregun e Maqedonisë ka çips nga Serbia që përmban sasi të lartë kancerogjene Akrilamid (Acrylamide).

Sipas drejtorit të AUV Maqedoni, nëse vërtetohet se në tregun e Maqedonisë ka çipsa të këtilla, këto produktet nuk do shiten në treg.

“Në sistemin RASFF ende nuk është theksuar se ky produkt është i ndaluar dhe se duhet të hiqet nga tregu, por ne do të shohim nëse është te ne ose jo”, tha Babovski.

Ndryshe, në kufirin kroat është ndaluar dërgesë me çips me shije të specit i prodhuar në Serbi. Në produkt është vërtetuar niveli i lartë i Akrilmid, ndërsa këtë e publikoi edhe vet Komisioni Evropian në ueb-faqen zyrtare./Telegrafi/

 

Exit mobile version