Site icon Telegrafi

AUV-Maqedoni për katër ditë ka zbatuar 277 kontrolle dhe ka shqiptuar 22 masa

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) nga 28 marsi e deri më 1 prill ka zbatuar 277 kontrolle në shumë qytete nëpër shtet. Me këtë rast ka shqiptuar pesë vendime për mishtore dhe markete për gjendjen e keqe të konstatuar në higjienike dhe u urdhëroi menjëherë të kryejnë dezinfektim.

Siç kumtoi kryetarja e këshillit inspektues, Magdalena Filipovska Grashoska, me mbikëqyrjet e AUV-së, përveç mishtoreve dhe marketeve, janë përfshirë edhe objekte hotelierike, si dhe tregje të gjelbra.

“Janë shqiptuar gjithsej 22 masa për shkak të trajnimeve të pazbatuara për njohuri bazë për siguri të ushqimit dhe për shkak të punës së të punësuarve pa kontroll shëndetësore për librezë sanitare të cilët janë larguar menjëherë nga objektet”, theksoi Filipovska Grashkoska në konferencën për shtyp.

Ajo kumtoi edhe se në periudhën nga 28 marsi deri më 1 prill gjashtë institucione inspektuese kanë zbatuar gjithsej 5.213 mbikëqyrje, ndërsa konstatimi i përgjithshëm është se pjesa më e madhe e subjekteve i respektojnë masat qeveritare për parandalim nga koronavirus. Shumica e kontrolleve, përmes 4.000 i ka bërë Inspektorati shtetëror i punës i cili ka mbyllur edhe 20 objekte hotelirieke, në Shkup, Gostivar, Tetovë, Strugë dhe Manastir.

Exit mobile version