Site icon Telegrafi

Largohen nga tregu i Kosovës çokollatat ‘Frey’, dyshohet se iu falsifikua data e skadencës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka larguar nga tregu çokollatat e Fabrikës “Frey” me origjinë nga Zvicra, pasi dyshohet se të njëjtave iu është falsifikuar data e afatit të skadimit.   

Në komunikatën e AUV thuhet se “pas  raportimit të konsumatorit të publikuar ne rrjete sociale, për dyshime të falsifikim të datës se skadencës se produktit çokollatë. Prodhues fabrika ‘’Frey’’ origjina Zvicër. Menjëherë kemi nisur gjurmimin për të gjetur adresën e operatorit ekonomik distribues. I cili ka rezultuar se gjendet në Fushë Kosovë”.

“Ekipi inspektues ka shkuar për inspektim të depos se produkteve. Aty ka gjetur produktet e njëjta si të dyshimta. Datat e skadencës janë mbuluar me stikera të distributorit dhe u janë shënuar, data tjera.  Menjëherë janë ftuar Policia me njësitet relevante për të bërë verifikimin e dyshimit në falsifikim. Inspektorët e AUV-së bashkë Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet në raste”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se “sasia e gjetur e produkteve e gjetur është ndaluar për qarkullim, po ashtu është urdhëruar distributori, qe menjëherë  të bëjë tërheqjen nga të gjitha pikat ku e ka shpërndarë produktin”.

“Në të njëjtën kohë është gjetur edhe adresa e furnitorit të këtij produkti si Importues me lokacion ne komunën e Gjilanit. Po ashtu tek i njëjti autoritete shtetërore kanë gjetur edhe një sasi tjetër të çokollatës se njëjtë me afat të skaduar por qe nuk i është manipuluar data. Nga të dyja rastet është arritur të ndalohen rreth 2500 njësi çokollate prodhues fabrika ‘Frey’’ lloji: supreme dark orange, supreme  dark 78%, dhe supreme dark crunchy almond. Të gjitha  me peshë 100 gram për njësi”.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se bashkë me Policinë e Kosovës janë në proces të gjurmueshmërisë.

“Do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore ndaj operatoreve ekonomik dhe personave të përfshirë në raste. Operatori ekonomik i dyshuar për falsifikim është mbyllur deri ne një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.  /Telegrafi/

Exit mobile version