Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se ende nuk ka ethe të derrave afrikane në Maqedoni, por ato marrin masa më serioze sipas informacioneve që kjo sëmundje u paraqit në zonën Ruse në Bullgari.
Drejtori i Agjencisë, Zoran Atanasov bënë thirrje deri tek qytetarët të cilët udhëtojnë jashtë vendit, të mos sjellin ushqim në Maqedoni me preardhje shtazore.
Ai gjithashtu informon se kontrollet në vendkalimet kufitare janë forcuar, edhe nga ana veterinerëve zyrtarë dhe nga zyrtarët e doganave, ndërsa janë vendosur edhe pengesat për dezinfektim për shkak të frekuencës së shtuar të udhëtarëve.
“Është intensifikuar kontrolli i tregjeve të kafshëve, ndërsa është në fuqi ndalimi i sjelljes së derrave për shitje pa autorizim për gjendjen e tyre shëndetësore”, thekson Atanasov. /Telegrafi/