Site icon Telegrafi

AUV ka inspektuar kuzhinat e spitaleve: Janë asgjësuar 110 kg ushqime të pasigurta

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se janë asgjësuar 110 kilogramë ushqime të pasigurta pas inspektimit të bërë në kuzhinat e objekteve spitalore në vend.

Nga AUV njoftojnë se janë realizuar 43 inspektime të jashtëzakonshme dhe kanë rastisur në disa parregullësi.

“Nga kontrollet u konstatua se 5 kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t’u regjistruar si operatorë ushqimorë në AUV, 4 nuk plotësonin kërkesat e sigurisë teknike, pra u konstatua dëmtime në ambientet ku përgatitet ushqimi. 8 nga kuzhinat nuk plotësonin kërkesat për Higjienë të Mirë dhe Praktikë të Mirë Prodhimi si kërkesa të ushqimit të sigurt. Për mospërputhjet e konstatuara – mungesa e higjienës, yndyra e grumbulluar në kuzhinë, mos mbajtja e evidencës, mirëmbajtja jo adekuate e pajisjeve, sipërfaqet e dëmtuara të mureve dhe dyshemeve, mungesa e planit të analizës së ushqimit, kursi i paplotë i higjienës ushqimore nga punonjësit, d.m.th. mungesa e certifikatave për këtë detyrim ligjor janë evidentuar operatorë ushqimorë të paregjistruar dhe të tjerë, janë dhënë 15 vendime me urdhër për eliminimin e mospërputhjeve të konstatuara dhe janë shqiptuar 5 gjoba”, thuhet mes tjerash në njoftimin e AUV-së.

Exit mobile version