Site icon Telegrafi

AUV jep rekomandime për blegtorët në rastin e temperaturave të ulëta

Kafshët shtëpiake të ruhen të mbyllura në stalla, t’u sigurohen strehim adekuat, ushqim të mjaftueshëm dhe ujë. Të kihet kujdes për higjienë në objekte, rregullisht të pastrohen mbeturinat dhe të ndërrohet shtorja e ndyrë me të re. Këto janë një pjesë e rekomanimeve nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) gjatë motit të ftohtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AUV, nëse nuk ekziston mundësi që kafshëve menjëherë t’u sigurohet strehim, përkohësisht mund të përdoren batanie ose një lloj tjetrët mbulesa, por duhet të ketë kujdes që ato vazhdimisht të jenë të thara. Kafshët nuk mund dhe nuk duhet që nevojat e tyrë për ujë t’i plotësojnë me lëpirjen e akullit ose borës, për të vilin shkak është e domosdoshme të sigurohet ujë i freskët për pije, në temperatura adekuate.

Agjencia përmend se kafshët më të reja dhe të sëmura ose të lënduara janë kategori të cilave duhet t’u kushtohet kujdes i posaçëm./Telegrafi/

Exit mobile version