Telegrafi

AUV jep këshilla për konsumimin e ushqimit në periudhën e verës

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) sot ka dhënë këshilla për konsumimin e ushqimit në kushte të temperaturave të larta, që paralajmërohen gjatë ditëve në vijim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Agjencia theksojnë se për të parandaluar helmimin me ushqim që shpesh ndodhë në muajt e verës, paralajmëron qytetarët që para blerjes të shikojnë afatin e përdorimit të produktit, të blejnë ushqim nga vende të kontrolluara, ndërsa ushqimet që prishen lehtë të blihen nga objekte që i ruajnë në rafte të ndryshme.

Këshilla tjetër është që të anashkalohen produktet me ambalazhe të dëmtuara, prodhimet e ftohta ose të ngrira të blehen në fund, ndërsa mishi, vezët dhe qumshit të mos ruhen kohë të gjatë në automobila.

Para gatimit të ushqimit, AUV porosit që pemët dhe perimt të lahen, qumshti dhe vezët të përpunohen mirë, ndërsa ushqimi i ftohtë të ruhet në temperaturë më të vogël se 50 gradë./Telegrafi/