Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Popovski, ka nënshkruar marrëveshje të re me Komisionin Evropian për rimbursim të fondeve për blerje të vaksinave kundër sëmundjes e lëkurës tek kafshët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga AUV, marrëveshja është me vlerë prej 192 mijë euro, e cila këto ditë do të vërtetohet edhe nga Komisioni Evropian, pasjtaj sipas planit të AUV-së do të fillojë edhe vaksinimi.
Në fillim të vitit AUV mori rimbursim prej 430 mijë euro për vaksinimn e bagëtive, si rezultat i vërtetimit të BE-së për efikasitetin e masave që AUV i ndërmori vitin e kaluar kundër sëmundjes së lëkurës së bagëtive./Telegrafi/