Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) i është kundërpërgjigjur ministrit plotësues për bujqësi, pylltari dhe ujra, Ljupço Nikollovski, në lidhje me pijen ”Lamar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë replikë, AUV-ja thekson se kjo pije i ka plotësuar të gjithë procedurat ligjore dhe të sigurisë, para se të lëshohet në shitje.
Njiherit AUV-ja bën të ditur se rregullorja për informacione në lidhje me ushqimin, për të cilën rregullore flet Nikollovski, ka filluar të zbatohet me një vit vonesë./Telegrafi/