Sot në një kontroll inspektimi të hollësishëm nga Shërbimet inspektuese të Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në një ëmbëltore të njohur në Shkup, pas parashtresës së paraqitur në orët e vona të pasditesë në Sektorin për mbrojtje të konsumatorëve pranë Agjencisë nga ana e një prindi të shqetësuar, i cili ka paraqitur simptoma të marrjes së frymës tek fëmija i tij, pas konsumimt të një torte të blerë nga embëltorja, është verifikuar rasti i fëmijës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga AUV, informojnë se fëmija ka pasur marrje fryme pas pranisë së copave të stirporit në tortë. “Rezultatet e kontrollit të bërë nga ana e inspektorëve për ushqim, pas parashtresës së paraqitur nga konsumatori, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) do t’i marrë brenda ditës së nesërme”, njoftojnë nga AUV. /Telegrafi/