Site icon Telegrafi

AUV insiston në siguri të limonëve, qytetarët dyshojnë

Dyshimet se limoni që importohet në Kosovë mund të jetë kancerogjen janë riaktualizuar javën e kaluar, kur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 23 tonë limonë me origjinë nga Turqia, e që për destinacion të fundit kanë pasur Kosovën.

Qytetarët kanë shprehur shqetësime se limoni që e përdorin nuk është i sigurt për konsum.

“Gjithmonë e përdor me dyshime, herë pas here ka erë shumë të rëndë”, ka thënë një qytetare nga Prishtina, e cila nuk ka dashur të identifikohet në gazetë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo ka thënë se është duke menduar që të mos e përdorë më fare. “Nuk e di, më e sigurt mos me përdor fare. Limon me erë të rëndë ka pasur kohë pas kohe edhe vitin e kaluar, edhe tani, nuk e di pse vetëm tani u mor vendim për asgjësim”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version