Telegrafi

Autostradës së milionave i rrëshqet dheu (Foto)

Pavarësisht se janë dhënë miliona euro për tu nderuat Autostrada që e lidhë Kosovën me Shqipërinë cilësia e ndërtimit të saj lë shumë për të dëshiruar, shkruan sot Telegrafi.

Në shuam pjesë të autostradës janë bërë intervenime të shpeshta për ti përmirësuar defektet me të. E këto ndërhyrje për të rregulluar kanë qenë shpeshëherë me dëme për veturat.

Edhe në fotot e fotoreporterit të Telegrafit, Ridvan Slivova shihet se në disa pjesë ka rrëshqitur dheu dhe ka “bllokua”, një pjesë të një korsie të kësaj autostrade në dalje të fshatit Shkabaj, të Komunës së Obiliqit.

Ndryshe ndërtimi i Autostradës së Kombi, buxhetit të Kosovës i ka kushtuar mbi një miliard euro deri sa punimet i ka kryer konsorciumi “Bechtel & Enka”. /Telegrafi/