Telegrafi

Autostrada Vërmicë-Merdarë fillon në vjeshtë

Thaçi tha se mjetet e miratuara në Kuvend, mundojnë realizimin e ëndrrës kosovare, ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë. “Është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm për fillimin e kësaj autostrade, e cila do t’i hapë perspektivë të sigurt zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe modernizimit të vendit”, tha kryeministri.

Është shumë me rëndësi, sipas tij, që ka investitorë dhe kompani të fuqishme ndërkombëtare që janë të interesuara të marrin përgjegjësi dhe të investojnë në Republikën e Kosovës.

“Jemi duke punuar me bindje të plotë me respektimin e plotë të transparencës, të të gjitha procedurave. Ky proces i aspekteve procedurale do të përfundojë së shpejti dhe me fillimin e muajve të parë të vjeshtës, do të fillojë definitivisht edhe ndërtimi i këtij projekti madhor”.