Edhe pse Ndërmarrja Publike ”Rrugët e Maqedonisë” njoftoi dje se janë duke u pastruar të gjithë rrugët e shtetit dhe në mes qyteteve por një gjë e tillë përgënjeshtrohet nga qytetarët që Telegrafit i dërgojnë fotografi autostrada Tetovë-Shkup-Tetovë ku shihet se nuk është pastruar tërësisht ky aks.
Fotografitë janë dërguar nga Telegrafistat dhe janë bërë në ora 7 e 30.
Fotografi të njejtat, lexuesit kanë dërguar edhe për vendbanime tjera ku shihet se nuk është pastruar rruga./Telegrafi/