Me shumë vrima, arna dhe ndonjëherë të pashtruara. Këtë autostradë duhet ta kaloni nëse udhëtoni nga Shkupi për në Kumanovë. 95% e buxhetit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2023 është për investime kapitale, kurse pjesa më e madhe është për infrastrukturë rrugore, por nuk dihet nëse do të mbulohet kjo rrugë që lidh Shkupin me Kumanovën, e cila do të mbetet në këtë kusht derisa të mos gjendet zgjidhje konceptuale, thotë ministri Bllagoj Boçvarski.
Duket se kjo pjesë e autostradës nuk është ndër prioritetet, pasi ministri theksoi se fokusi është te Korridori 8.
Kur kaloni autostradën Kumanovë-Shkup, paguani në dy autostrada që do t’ju kushtojnë 100 denarë, mjete të cilat janë të destinuara për mirëmbajtjen e autostradës.
Ndryshe, vitin e kaluar nga taksat janë mbledhur rreth 49 milionë euro, që është rreth 300 mijë euro më shumë se vitin e kaluar, por gjendja e kësaj autostrade si dhe autostradës Shkup-Tetovë nuk është aspak e mirë.
Sa i përket autostradës Tetovë-Gostivar, ajo as që i plotëson standardet evropiane për të qenë autostradë./TV21/