“Ne kemi pamundësi për shkak të situatës financiare të trashëguar, kemi pamundësi të ofrojmë shërbimet. Do të duhen një mënyrë tjetër, ajo është ofrimi i operatorëve privatë për të ofruar shërbime publikut me kosto racionale dhe me shërbime të përmirësuara”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.
Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ahmetaj sqaroi deputetët se vendimi është marrë pas një studimi të hollësishëm mbi gjendjen e infrastrukturës kombëtare.
“Nuk ka kufizim. Jemi duke parë disa akse në veri dhe në jug që janë sot pengesë për zhvillimin ekonomik dhe që buxheti i shtetit nuk ka mundësi t’i financojë. Jemi duke parë me vëmendje në mënyrë që t’ia ofrojmë për partneritet privatëve”, deklaroi Ahmetaj.
Rruga e parë që pritet të bëhet me pagesë për qytetarët është ajo Durrës-Kukës, kostoja e së cilës vazhdon të rritet pafund. Qeveria shpreson që veç mirëmbajtjes, të financojë përmes privatëve edhe përfundimin e saj. /Top Channel/
Ligji i ri: Rrugët me pagesë by tchalbania