Telegrafi

Autostrada pa tunele shkon kah Malisheva

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që autostrada të kaloj nga Qafa e Dulës në drejtim të Orllatit, për tu lidhur në magjistralen Pejë – Prishtinë, shkruan Kosha ditore.

“Dikush mund të pyesë pse është ky devijim. Përgjigja është shumë e qartë, e studiuar nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë. Kursehen mbi 350 milionë euro dhe do të ketë vetëm 7 minuta shtesë në kuptimin e humbjes së kohës” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Më tej ai ka shtuar se i gjithë projekti është duke shkuar sipas parashikimeve që ka bërë qeveria me Bechtel&Enkan. “Tri seksionet e para, që përbëjnë 34 kilometra do të përmbyllen brenda një viti” ka thënë Thaçi. /Telegrafi/