Telegrafi

Autostrada nuk ndalet as gjatë dimrit

Zëdhënësja e kompanisë, Ela Ruçi tha për Telegrafi se projekti i Autostradës Morinë – Merdare po shkon sipas planifikimit të bërë për stinën e dimrit.

“Fokusi në këtë sezon është puna në struktura, prodhimi i trarëve vazhdon sipas programit dhe ka përfunduar lëshimi i trarëve në Urën 5, po avancohet në urën 6, ndërkohë që ngritja e urave vazhdon në të gjithë gjatësinë 34 kilometra të seksionit të parë, të dytë dhe të tretë”, tha Ruçi.

Edhe zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit (MTPT) kanë thënë se janë të kënaqur me rrethen e punime që është duke kryer konsorciumi “Bechtel & Enka” në autostradë.

Shefi i kabinetit të ministrit në largim Fatmir Limaj, Endrit Shala tha për Telegrafi se punët në autostradë janë duke shkuar sipas planit dhe dinamikës së paraparë. Sipas tij, as ndryshimi i kushteve atmosferike nuk do ta ndal dinamiken e punëve në trasenë e autostradës.

“Ministria është e kangur me punimet që janë duke u kryer deri më tash. Punët nuk do të ndalen as dimrit kompania do të punojë në objektet të forta siç janë urat dhe punët e tjera”.

Sipas Shalës, zhvillimet politike nuk do të ndikojnë në dinamiken e punëve. “Komplet ministria duke përfshirë edhe kabinetin ministrit janë të angazhuar që punët të mos ndalen për as një moment në autostradën Vërmicë-Merdar”, tha shef i kabinetit të ministrit Limaj.

Autostrada pritet të përfundojë për 36 muaj ditë punë, por ende nuk dihet kostoja e saktë e saj. /Telegrafi/