Telegrafi

Autostrada në Kentucky mbushet me shishe të birrës pas përplasjes së kamionit

Një pjesë e autostradës Kentucky u mbyll të mërkurën kur një kamion i përmbysur derdhi në rrugë ngarkesën e tij me shishe birre.

Policia e Shtetit të Kentucky-t tha se përplasja ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës në korsitë e veriut të ‘Interstate 65’, pranë Louisville.

Shoferi i kamionit nuk është lënduar, transmeton Telegrafi.

Autoritetet publikuan një foto që tregonin shishet e derdhura në tokë. /Telegrafi/