Autostrada “Miqësia” është emëruar sërish me emrin e mëparshëm “Aleksandri i Maqedonisë”. Por, nuk bëhet fjalë për vendime zyrtare dhe qeveritare, por dikuj që nuk i ka pëlqyer emri i ri, me ngjyrë të zezë mbi tabelën e autostradës ka vendosur që ta shkruaj sërish emrin “Aleksandri i Maqedonisë”.
Gjatë muajit mars tabelat e autostradës me emrin “Aleksandri i Maqedonisë” u zëvendësuan me tablet me emrin e ri “Miqësia”, emër i cili erdhi si rezultat i negociatave për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përveç riemërimit të autostradës, emri iu ndryshua edhe aeroportit të Shkupit, i cili tashmë njihet si “Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi”.
Kryeministri Zaev atëherë deklaroi se këtp hapa bëhen në shenjë të vullnetit të mirë të marrëdhënive me Greqinë./Telegrafi/