Site icon Telegrafi

Autostrada mbyllet për shkak se paratë binin si shiu

I riu 23-vjeçar ishte kishte dalë të mërkurën në autostradë për të provuar një Audi A3 të cilin planifikonte ta blinte me para të thata, derisa paratë gjendeshin në pliko, në ulësen e pasme. Megjithatë, paratë i kishin fluturuar dhe bankënotat kryesisht prej 500 eurosh, kishin filluar të bien si shi në autostradën A2 në afërsi të qytetit të Hannoverit.

Policia e cila ishte nxituar t’i dal në ndihmë, përkohësisht e ka ndaluar trafikun dhe ka mbledhur paratë, por 3.000 euro ende po i mungojnë.

Exit mobile version