Site icon Telegrafi

Autostrada Kërçovë-Ohër, larg përfundimit!

Edhe 7 muaj kanë mbetur deri në afatin e paraparë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër, por po të kalosh andej nuk është se janë duke u zhvilluar punime intensive, ndërsa shihet qartë se ka edhe shumë punë për tu bërë.

Në vënien e gurrthemelit të korridorit 10D askush nga folësit nuk e përmendi këtë autostradë dhe lëshimin në përdorim të së njëjtës në fund të këtij viti.

Në pyetjen drejtorin e NP “Rrugët e Shtetërore” Ejup Rustemin i cili tha se janë në komunikim permanentet me kontraktuesit dhe mbikëqyrësit dhe sipas tij po punohet intensivisht, por nuk shprehu siguri se 31 dhjetori do të jetë dita kur do të pritet shiriti.

“Kemi realizim të dukshëm në kohën e fundit që e shohin edhe vetë qytetarët jemi në bisedime permanentë dhe mbikëqyrim realizimin e punimeve, ne e kemi marrëveshjen deri më 31 dhjetor 2023 që ta përfundojmë projektin dhe jemi së bashku çdo javë nëpër takime me mbikëqyrësit, me kompaninë “SinoHidro” me të gjithë nënkontratktorët të cilët punojnë dhe i shohim çdo ditë planet dinamike dhe realizimin e tyre”- deklaroi Ejup Rustemi-Drejtor I NP”Rrugët E Shtetërore.

Zv/kryeministri Artan Grubi e quajti një projekt fatkeq të nisur në vitin 2013, dhe tha se përfundimi i tij do të jetë në fund të vitit ose në pranverën e vitet të ardhshëm, duke e vë dyshim përfundimin e këtij projekti në afatin e paraparë.

“Trasetë e rrugës Kërçovë- Ohër tashmë është e hapur e gjitha, po ndërtohet, janë intensifikuar punimet dhe sapo u dakorduam me kryeministrin që javën e ardhshme t’i thirrim realizuesit e atyre punimeve t’ju kërkojmë intensifikim përfundim rreth këtij viti apo në pranverën e viti të ardhshëm të asaj autostrade”- tha Artan Grubi-Zv/Kyeministër.

Ndërtimi i autostradës Ohër-Kërçovë filloi në vitin 2013. Fillimisht ishte menduar të përfundonte në vitin 2018, më pas afati u zhvendos në qershor 2021, dhe më pas në fund të 2023. Duhej të kushtonte 378 milionë euro, por shuma u bë dyfish më e lartë edhe atë rreth 600 milionë euro. Autostrada Kërçovë –Ohër është pjesë e korridorit 8 i cili përfshinë segmentin Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe projektin për autostradën Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë.

Exit mobile version