Telegrafi

Autostrada fillon më 17 shkurt

Adem Grabovci, zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Post Telekomunikacionit, nuk ka pohuar e as nuk ka mohuar nëse 17 shkurti do të jetë data kur do të fillojnë punimet në këtë autorstradë.

‘’Nuk përjashtohet as 17 shkurti për fillimin e punimeve, mirëpo pa u përfunduar negociatat me kompaninë fituese ‘Bechtel & Enka’ nuk mund të saktesohet data e fillimit të punimeve. Detyra jonë është që të përfundojnë sa më shpejt të gjitha procedurat dhe do të kishte qenë mirë që vërtetë kjo autostradë të fillojë më 17 shkurt, që njëherit është shumë e rëndësishme për vendin tonë’’, ka thënë Grabovci.

Ndrëkohë, kompania amerikano-turke "Bechtel & Enka" është përzgjedhur të martën që të jetë punëkryese e vazhdimit të Rrugës së Kombit, nga Vërmica në Merdar.