Telegrafi

Autostrada e veriut ka kushtuar 98.7 miliardë lekë

Për këtë periudhë, rruga e kombit ka thithur 50 për qind të totalit të investimeve të të gjitha rrugëve kombëtare, raportoi Balkanweb.

“Në vitin 2008 projekti u financua nga fondet e huaja me 31.8 miliardë lekë, gjë që ndikoi edhe në rritjen e borxhit të jashtëm për atë vit në 39.7 miliardë. Ndërsa në vitin 2009 peshën e mbajti financimi i brendshëm, gjë që përkon me një rritje të borxhit të brendshëm për financimin e deficitit”, theksohet në analizën e “Open Date Albania”.

Investimet për rrugën Durrës-Kukës kanë ardhur në rritje, duke kulmuar në vitin 2009 me 38.5 miliardë lekë. Analiza evidenton se rruga e kombit është një ndër arsyet e nivelit të lartë të borxhit publik të vendit. Tregues që aktualisht është rreth 60 për qind i Produktit të Brendshëm Bruto, një nivel i konsideruar shumë i lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. /Telegrafi/