Telegrafi

Autostrada Durrës-Kukës-kryhen 70 për qind e punimeve

Deri tani nga dy impiante prodhimi janë ngritur 463 trarë. 292 prej tyre janë tashmë instaluar. Dhjetë ura kanë përfunduar dhe ato tashmë përdoren nga mjetet e kompanisë për të lehtësuar trafikun.

Janë vendosur bazamentet dhe këmbët mbajtëse edhe në 11 ura të tjera. Më 23 shtator filloi vendosja e trarëve në urën më të lartë në këtë aks (80 metra), e cila tashmë ka përfunduar. Deri tani janë gërmuar 27.362.639 milionë metër kub material përgjatë projektit ose 90%, duke përdorur 10.433.016 milionë metër kub material mbushës, si dhe janë vendosur 167.915 metra kub struktura betoni.

Në shtator, përfundoi asfaltimi në një seksion provë, në afërsi të portalit verior të tunelit. Mbas testeve të nevojshme të kryera, BEJV do të vazhdojë asfaltimin në seksionin 3 (nga portali verior i tunelit deri në Kalimash) të projektit.

Në të njëjtën kohë, BEJV po punon njëkohësisht në të dyja tunelet – në të dyja hyrjet veri dhe jug paralelisht. Progresi total i kombinuar në të dyja galeritë e tunelit është 8.014 km, pra gërmimi i tunelit ka arritur në masën 74%./Shqip/