Telegrafi

Autostrada drejt Gjilanit, vetëm në letër

Gjilanit, qytet i cili ishte harruar nga Qeveria e Kosovës, i ishte premtuar shumëçka.

Por, “punë e kryer” për këtë qytet ishte vlerësuar autostrada që çon në drejtim të Prishtinës, e cila më pas do të lidhej edhe me komunën e Kamenicës dhe do të përfundonte te “Dheu i Bardhë” në kufi me Serbinë, me çka do të lidhej edhe Lugina e Preshevës, me pjesën tjetër të Kosovës, duke i dhënë asaj edhe karakter kombëtar, sepse do të lidhte shqiptarët.

Bile, sipas Qeverisë, është përcaktuar edhe traseja e autostradës Gjilan – Prishtinë. Mirëpo, deri më tashti, pos ndonjë projekti në letër, asgjë konkrete nuk ka ndodhur në terren.

Ndërkohë që Komuna ka nisur t’i matë hyrje-daljet në qytet, deputetët nga Gjilani në Kuvendin e Kosovës kanë nisur të interesohen se deri ku kanë mbërritur punët. /Zëri/Telegrafi/