Site icon Telegrafi

Autostrada Demir Kapi-Smokvicë, muajin e ardhshëm pritet zhvendosja e largpërçuesit

Muajin e ardhshëm duhet të realizohet zhvendosja e pjesës nga largpërçuesi interkonektiv 400 kilovаtësh në afërsi të Negotinës, që është e domosdoshme të bëhet që të mund të lëshohet në përdorim autostrada Demir Kapi – Smokvicë.

Në një intervistë për AIM, drejtori i MEPSO-s, Sasho Vasilevski, tha se që të përfundohen aktivitetet e nevojshme është të zhvendoset largpërçuesi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Që të përfundohen aktivitetet e nevojshme për zhvendosje të largpërçuesit për nevojat e autostradës së re, largpërçuesi interkonektiv që i lidh sistemet elektro-transmetuese të Maqedonisë dhe Greqisë, do të firmoset nga 11 deri në datën 26 muajin e ardhshëm, që është konfirmuar në marrëveshje midis sistem-operatorëve elektro-transmetues së të dy vendeve, gjegjësisht MEPSO dhe IPTO”, tha Vasilevski.

Shkyçja, sipas Vasilevskit, nuk do të pengojë në furnizimin normal të qytetarëve me energji elektrike, ndërsa ka edhe lidhje interkonektive alternative me sistemin elektro-transmetues të Greqisë përmes largpërçuesit Manastir-Follorinë që është lëshuar në përdorim në vitin 2007.

Exit mobile version