Telegrafi

Autostrada 800 mln euro hapet me 15 maj

Sipas Olldashit ky investim ka arritur në rreth 800 milion euro, ndërkohë që demi i shkaktuar si pasojë e shembjes së ndodhur me 5 nëntor të vitit të shkuar llogaritet në 30 milion euro.

 ”Bashkë me tubin jugor të tunelit të Kalimashit do të leshohet për qarkullim edhe segmenti i rrugës nga Rresheni deri në Rubik”, deklaroi Olldashi. Kreu i ministrisë së Transporteve ka bërë të ditur duke ilustruar edhe me foto se tashmë pjesa e shembur që ka rezultuar të jetë 50 metër është pastruar dhe betonimi është në fazat e fundit, ndërkohë që vazhdon me intensitet të lartë instalimi i pajisjeve elektromekanike.

Sipas ministrit të Transporteve, gjatë këtij viti do të përfundojë edhe dublimi i urave nga Kukesi në Morin. Por deklarimet e tij duken absurde, pasi kompania sllovene që duhet të ndertojë 7 ura si ato ekzistuese, tash sa ka filluar punë në njërën prej tyre. Ministri i Transporteve ka garantuar gjithashtu se edhe segmenti nga Rresheni deri në Milot do të jetë me katër korsi, ku sipas tij, në bashkëpunim edhe me Bankën Boterore, tashmë ka filluar optimizmi i projektit për dublimin e rrugës Rreshen-Milot.

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi e ka cilësuar autostraden Rreshen-Kalimash bashkë me tunelin me të njëjtin emër si veprën më të madhe nga të gjitha pikëpamjet.”Kjo është vepra më e madhe që është ndërtuar në Shqipëri nga të gjitha pikëpamjet. Me këtë vepër është mburrur, mburret dhe do të mburret qeveria demokratike. E ftoj opozitën me 15 maj qe te marrë pjesë në inaugurim dhe të bëjë një udhëtim përmes tunelit, pasi opozita ka qenë vetëm një herë në tunel atëherë kur ai është mbyllur”, deklaroi Sokol Olldashi.