U bënë plot 20 vite që kur e gjithë bota u njoh për herë të parë me Harry Potterin.
Por, vitet nuk janë asgjë para interesit dhe kureshtjes që njerëzit kanë ende për tu informuar rreth botës magjike të tij. Së fundmi, autorja i ka befasuar të gjithë, duke i thënë se në të vërtetë ekzistojnë 2 Harry Pottera.
“Boy Who Lived”, (Djali që mbijetoi) ashtu siç Harry quhej, duket se nuk është aq unik sa të gjithë mendonim.
Sipas Rowling, ekziston dhe një personazh i njëjtë me të i cili kurrë nuk është përmendur në librat e famshëm. Ky personazh qenka stërgjyshi i Harry-it , Henry Potter i cili luftoi gjatë Wizengamot-it gjatë viteve 1913-1921 dhe ishte pro babanacëve (persona pa fuqi magjike).