Site icon Telegrafi

Autoriteti Bankar Evropian do të zhvendoset në Paris

Ministrja franceze e Çështjeve Evropiane, Nathalie Loiseau dhe kryetari i përkohshëm i Autoritetit Bankar Evropian Jo Swyngedouw kanë shkruar dokumentin për transferimin e autoritetit bankar nga Londra në Paris.

BE-ja u kthye në rrënjët e veta në nëntor 2017, duke zgjedhur qytete nga dy vendet e saj themeluese, Franca dhe Holanda, për të qenë seli të institucioneve kyçe që do të zhvendosen pasi Britania të largohet nga BE-ja sivjet.

Vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Britanisë, zgjodhën Parisin ndaj Dublinit për të zhvendosur Autoritetin Bankar Evropian, si edhe Amsterdamin ndaj Milanos si selinë e re të Agjencisë Evropiane të Barnave.

Autoriteti bankar do ta hapë zyrën e re në Paris më 30 mars, po kjo zyrë do të fillojë plotësisht nga puna më 3 qershor.

Exit mobile version