Site icon Telegrafi

Autoriteteve bjelloruse po u pengon raportimi i drejt, gazetarëve të huaj u revokon akreditimet

Autoritetet bjelloruse tërhoqën akreditimet për gazetarët e disa mediave të huaja përpara protestave të reja të mëdha të opozitës, të cilat po sfidojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë, Anatoly Glaz tha se vendimi ishte marrë bazuar në një rekomandim të Komisionit Ndërndarës për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit.

Ai nuk tha se cilët gazetarët u prekën nga masat, por mediat e huaja, përfshirë BBC-në dhe Evropën e Lirë, shkruan për revokimin e akreditimeve për disa nga gazetarët e tyre, transmeton Telegrafi.

“Ministria e Jashtme Bjelloruse më thirri dhe më informoi se akreditimi i një prej kolegëve të mi ishte tërhequr gjersa ne jemi korrespodentë të BBC-së. Ata më kërkuan të ktheja kartelën time të shtypit”, tha për AFP gazetarja Tatiana Melnichuk.

Lexo po ashtu Bjellorusia bllokon mediat që raportojnë për demonstratat anti-Lukashenko

Presidenti Aleksandër Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, është përballur me protesta masive pasi fitoi 80 për qind të votave gjersa opozita i konsideron rezultate të manipuluara.

Opozita, e udhëhequr nga Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila ka ikur në Lituani nga frika, organizoi dy protesta të mëdha, më 16 dhe 23 gusht dhe planifikon të mbajë një tjetër tubim të madh të dielën. /Telegrafi/

Exit mobile version