Site icon Telegrafi

Autoritetet zvicerane arrestojnë dy miqtë e Kujtim Fejzualit, për rastin në Vjenë

Autoritetet zvicerane konfirmuan të mërkurën se dy burra të arrestuar pranë Cyrihut ishin padyshim miqtë e personit të armatosur që vrau katër njerëz në Vjenë, dhe thanë se policia po e hetonte shkallën e plotë të marrëdhënies së tyre me të.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, policia austriake qëlloi për vdekje personin e armatosur menjëherë pasi ai hapi zjarr të hënën në mbrëmje përkatësisht në bare të mbushura me njerëz në qendër të qytetit. Ata e identifikuan atë si Kujtim Fejzulai, 20 vjeç, një xhihadist i dënuar që ishte me shtetësi austriake dhe maqedone.

Policia zvicerane arrestoi të martën dy burra, të moshës 18 dhe 24 vjeç në qyteetin Winterthur. Në anën tjetër autoritetet në Austri arrestuan 14 persona derisa përpiqen të përcaktojnë nëse Fejzulai kishte ndonjë bashkëpuntor.

“I dyshuari në Vjenë dhe dy burrat që u arrestuan në Winterthur njihnin njëri-tjetrin”, tha një zëdhënës nga autoritetet zvicerane. /Telegrafi/

Exit mobile version