Ushtria turke e cila ka filluar ofensivën kundër kurdëve të YPG-së në Siri, ka publikuar pamjet e burgut të zbrazët në qytetin sirian Tel Abiad, brenda të cilit dikur gjendeshin pjesëtarët e organizatës terroriste “Shteti Islamik” e njohur ndryshe si ISIS.
Një zyrtar i lartë i ka thënë gazetarëve se nuk ka kurrfarë shenje të daljes së dhunshme nga burgu, pasi që besojnë se ata janë liruar nga gardianët me qëllim që të krijojnë situatë “kaotike” në atë zonë, transmeton Telegrafi.
Ky burg ka qenë nën kontrollin e forcave kurde, të cilat Ankaraja zyrtare i konsideron terroristë. Në anën tjetër ditë më parë janë publikuar disa video të kapura nga kamerat e sigurisë, ku shiheshin se si gratë e militantëve të ISIS-it po arratiseshin nga burgu i një kampi në Siri.
Kujtojmë që situata në këtë vend është tensionuar edhe më shumë, që kur presidenti sirian Bashar al-Assad arriti marrëveshje me kurdët. /Telegrafi/
Turkish military releases video of empty ISIS prison after taking town of Tell Abiad from Syrian Kurdish militia YPG. Senior official tells journalists prison showed no signs of a break-out & that guards appear to have freed Islamic State militants to "fuel chaos in the area" pic.twitter.com/Zkz077FwtO
— Ayla Jean Yackley (@aylajean) October 14, 2019