Telegrafi

Autoritetet turke publikojnë foton e njërit prej sulmuesve në aeroportin “Ataturk” (Foto)

Anëtarët e njësisë për luftën kundër terrorizmit në Turqi, kanë publikuar fotografinë e njërit prej terroristëve në sulmet e përgjakshme të aeroportit Ataturk në Stamboll.

Kjo fotografi është shkrepur nga kamerat e sigurisë në aeroport, në të cilën shihet qartë fytyra e sulmuesit duke mbajtur një pushkë automatike AK-47, transmeton Telegrafi.

Ata kanë arritur të identifikojnë terroristin përmes rrobave, derisa kanë bastisur dy shtëpi në të cilat kanë sekuestruar një numër të madh të dokumenteve të koduara, që lidhen me organizatën si dhe materiale të ndryshme digjitale.

Zyrtarët turq kanë bërë të ditur se për sulmin në Stamboll është përgjegjës Shteti Islamik, por kjo organizatë terroriste deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë. /Telegrafi/