Telegrafi

Autoritetet shpëtojnë kalin e bllokuar brenda një moçali në Kolorado

Zjarrfikësit në Kolorado u bënë bashkë me banorët lokalë për të shpëtuar një kalë që u fut në një moçal dhe filloi të fundosej.

Autoriteti i zjarrfikësve shkroi në një postim në Facebook se ekuipazhet iu përgjigjën rastit tek një pronë rurale dhe kërkuan ndihmë edhe nga një organizatë tjetër për shpëtimin e kafshëve për ta shpëtuar kalin, transmeton Telegrafi.

“Ekuipazhet punuan së bashku për tre orë e gjysmë për ta nxjerrë kalin. Fqinjët e zonës ndihmuan gjithashtu autoritetet në këtë detyrë”, thuhet në postim.

Kali u shpëtua nga gropa dhe u kontrollua më pas nga një veteriner i Universitetit Shtetëror të Kolorados. /Telegrafi/