Site icon Telegrafi

Autoritetet ruse konfirmojnë: Të paktën 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur pas sulmit masiv në Moskë

Të paktën 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në një sulm me armë zjarri në një sallë koncertesh në Moskë.

Disa persona të armatosur dhe të maskuar hynë në sallën “Crocus City” në perëndim të Moskës, ku kryen një sulm masiv.

Lexo po ashtu Të shtëna masive në sallën më të madhe të koncerteve në Moskë, raportohet për viktima dhe të plagosur

“Po merren të gjitha masat e mundshme për t’u dhënë ndihmë të prekurve si pasojë e sulmit terrorist në Bashkinë e Crocus. Sipas informacioneve paraprake: 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur”, ka njoftuar Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), raporton bbc.

Sulmuesit përdorën gjithashtu eksploziv, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallën më të madhe të koncerteve.

Videot e publikuara në rrjetet sociale shfaqnin shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngriheshin mbi ndërtesë.

Lexo po ashtu Pas të shtënave masive, digjet salla e koncerteve në Moskë - ambasada amerikane kishte paralajmëruar për sulm nga ekstremistët

Ndryshe, ambasada amerikane në Rusi javë më parë kishte paralajmëruar për sulmin në kryeqytetin rus. /Telegrafi/

Exit mobile version