Autoritetet ruse të sigurisë kanë thënë se kanë arrestuar tre anëtarë të dyshuar të një grupi militant të ISIS-it, të cilët dyshohej se po planifikonin një sulm.
Ndërkohë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përkundër tre të arrestuarve, ata nuk kanë mundur të arrestojnë udhëheqësin e grupit, i cili kishte hedhur veten në erë, për të mos u arrestuar.
Siç thuhet më tej, aksioni i arrestimit është kryer në rajonin Rostov të Rusisë, ku edhe supozohet të jetë planifikuar sulmi.
Ndërkohë, Shërbimi i Sigurimit të Rusisë – FSB ka publikuar një video që tregon ndalimin e të dyshuarve.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë konfiskuar armët e zjarrit, municionet dhe mjetet e komunikimit, të tilla si telefona celularë dhe pajisje tjera elektronike që përmbanin propagandë të ISIS.
Ndërkohë, autoritetet shtetërore ruse kanë theksuar se supozohet se mijëra veta nga Rusia, përkatësisht republikat e dala nga Bashkimi Sovjetik i janë bashkuar ISIS-it. /Telegrafi/