Telegrafi

Autoritetet ruse arrestojnë protestues e gazetarë pas tubimeve në qytetin e Moskës dhe Shën Petërsburgut

Autoritetet ruse kanë arrestuar gazetarë dhe demonstrues gjatë tubimeve në Shën Petersburg dhe në Moskë pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediet botërore, njerëzit u filmuan derisa u kapën nga oficerët dhe duke u futur në furgona në Shën Petersburg; policia atje arrestoi edhe gazetaren e RusNews, Elina Kozich, transmeton Telegrafi.

Mediumi që njihet zyrtarisht si kundër pushtetit të presidentit rus Vladimir Putin, Novaya Gazeta raportoi se u arrestua fotografi i tyre Alexei Dushtin.

Lexo po ashtu Vdiq në burg, por kush ishte opozitari rus Alexei Navalny

Në Moskë, videoja duket se tregonte policinë duke arrestuar një protestues në një memorial të improvizuar derisa njerëzit e tjerë në shenjë revolte hodhën borë.

Paralajmërime të mëhershme ishin dhënë në Rusi duke iu drejtuar qytetarëve që të mos merrnin pjesë në tubime. /Telegrafi/