Autoritetet në Rusi kanë detyruar disa medie të fshijnë lajmet dhe hulumtimet që lidhen vajzën jashtëmartesore të presidentit Vladimir Putin dhe gruan e dytë të supozuar të udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov.
Mbikëqyrësi shtetëror i medieve Roskomnadzor, njofton se transmetuesi i pavarur Dozhd duhet të fshijë 30 artikuj dhe video.
“Në paralajmërimin e Roskomnadzor thuhet se materialet duhet të fshihen menjëherë, pra brenda një dite”, njofton Dozhd.
Media tha se materiali i saj përfshinte raportimin për pronat e zyrtarëve të lartë të Kremlinit dhe lidhjet e tyre me figura të errëta – përveç vajzës së dyshuar jashtëmartesore të Putinit dhe gruas së dytë të supozuar të Kadyrovit.
Faqja e lajmeve Znak.com tha se mori 15 paralajmërime nga Roskomnadzor për të fshirë materialin bazuar në këtë raportim.
Ndërsa, media Bell mori 10 paralajmërime të tilla, ka treguar kryeredaktori i saj për Dozhd.
Medie të tjera ruse që morën njoftime të ngjashme për të fshirë materialet, përfshijnë Meduza dhe The Village.
Ndihmësi i ngushtë i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, Leonid Volkov fshirjet e materialeve i ka konsideruar si një akt censurimi retroaktiv dhe orwellian. /Telegrafi/