Autoritetet e qytetit në Moskë gjatë natës së kaluar e mbyllën zyrën e organizatës joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International (AI).
Drejtori i Zyrës ruse të AI, Sergej Nikitin deklaroi se të punësuarit, kur kanë mbërritur në mëngjes në punë, kanë hasur në bravë të ndërruar dhe etiketë të ngjitur me logon e autoriteteve të qytetit.
Sipas tij, organizata i ka shfrytëzuar këto hapësira me qira për 20 vjet.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Rusi viteve paraprake ankoheshin prej presioneve duke përfshirë edhe kanosje ndaj anëtarëve të tyre dhe ligje kontroverse me të cilat rregullohet puna e organizatave joqeveritare, transmeton KP.