Një lopë që ra në një liqen italian ndërsa kulloste përfundoi në anën tjetër të ujit dhe u transportua me helikopter në vend të sigurt.
Autoritetet thanë se lopa ra në një luginë ndërsa po kërkonte ushqim dhe përfundoi në një zonë të paarritshme në anën e kundërt të liqenit Varano, transmeton Telegrafi.
Personeli i zjarrfikësve dhe shpëtimit i mobilizuan për në vendngjarje dhe e pajisën i vendosën lopës disa mjete për ta çuar me helikopter.
Ata arritën që ta kthenin në mënyrë të sigurt në anën tjetër të liqenit. /Telegrafi/