Telegrafi

Autoritetet në Angli shpëtojnë mjellmën e bllokuar në një tub të ngushtë kullimi

Zjarrfikësit u thirrën në një kolegj në Angli për të shpëtuar një mjellmë që u gjet e bllokuar në një tub të ngushtë kullimi pranë çatisë së një ndërtese.

Kolegji Saint John’s në Kembrixh postoi një video në YouTube që tregon shpëtimin nga një punonjës i Shoqërisë Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (RSPCA) dhe personeli i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Cambridgeshire.

Steve Poppit, kryeportier në kolegj, tha se mjellma u vu re e mbërthyer në tub në anën e Bibliotekës së Vjetër në shkollë, transmeton Telegrafi.

“Mjellmës së bllokuar iu dha kohë për të parë nëse do të ishte në gjendje të çlirohej, por kur u bë e qartë se nuk ishte në gjendje të dilte jashtë, ne kontaktuam RSPCA-n dhe një oficer i shpëtimit të kafshëve mbërriti në vendngjarje të premten pasdite me shërbimin zjarrfikës”, tha Poppitt në postimin në YouTube.

Ekuipazhi i zjarrfikësve u ngjit në çati dhe përdori një “çantë mjellmë” të siguruar nga oficeri i RSPCA-s për të ulur zogun në mënyrë të sigurt në tokë.

Mjellma e padëmtuar u lëshua në lumin Cam. /Telegrafi/