Zjarrfikësit kanë shpëtuar një dem pasi ngeci në një pishinë në qarkun Devon të Anglisë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekuipazhet u mobilizuan pas incidentit të enjtes në Westerland, afër Paignton.
Ekipet përdorën një parzmore të veçantë dhe mjete ngritëse për ta hequr kafshën nga uji.
Pasi u shpëtua, demi u kthye në fushën e tij aty që gjendej aty pranë.
Autoritetet nuk e dinë se si demi përfundoi në pishinë. /Telegrafi/